MAN UTD

S’ka fitore as me Di Marian
30 August, 2014 @15:38
Përkundër se Angel Di Maria ishte në 11-she të parë të Manchester Unitedit, ekipi i famshëm anglez, ende nuk ka arritur të regjistrojë fitoren e parë në stinorin e ri të Premier League.
Manchester United nuk ka arritur të tund rrjetën e ekipit të ardhur nga Championship, Burnley, që u tregua kokëfortë dhe kërcënues në disa raste.
Edhe pse pas minutës së 70-të Louis Van Gaal ndërroi Angel Di Marian, Juan Matan dhe Robin Van Persien, duke futur në lojë Andersonin, Danny Welbeckun dhe Adnan Januzajn - asnjëri nuk arriti të bëj diçka më shumë për të arritur te fitorja e parë.
Për më tepër, Burnley, sot ka festuar pikën e parë në stinorin e ri të Premier League.
REZULTATET, TABELA DHE NDESHJET E RADHËS.