TRILERI

REUTERS
Tre pikët e para të Dortmundit
30 August, 2014 @1:32
Borussia Dortmund ka shënuar fitoren e parë në Bundesligë, duke e mposhtur Augsburgun 2-3. Nënkampioni i Gjermanisë është dashur të durojë dramën e minutave të fundit të ndeshjes kur vendasit tentuan barazimin gjatë kthimit në ndeshje, me dy gola të shpejtë të shënuar në 10 minutëshin e fundit nga zëvendësuesit Raul Bobadilla dhe Tim Matavz.
Mirëpo në fund, loja e mirë e pjesës së parë të Marco Reusit u shpërblye për ekipin e Jurgen Klopp që kishte shënuar 3 gola më parë.
Marcos Reus shënoi golin e parë të ndeshjes dhe asistoi në të dytin, derisa zëvendësuesi Adrian Ramos doli të ketë shënuar golin e trepikëshit për nënkampionin e Gjermanisë.
REZULTATET, TABELA DHE NDESHJET E RADHËS