EL NINO

REUTERS
Torres në dorë të Milanit
29 August, 2014 @20:42
Vetëm edhe pak ka mbetur që Milan të arrijë te Fernando Torres. Chelsea pak më parë në faqen zyrtare ka bërë të ditur se ka arritur marrëveshje me Milanin për huazimin e Torresit në ekipin Rossoner.
“Ekipi ynë ka arritur marrëveshje me Milanin për huazim dy vjeçar të sulmuesit Fernando Torres. Tashmë gjithçka mbetet në marrëveshjen personale të lojtarit me klubin italian dhe testet mjekësore,” shkruan në njoftimin e botuar në faqen zyrtare të Chelsea.
Milan pas shitjes së Mario Balotellit ka mbetur pa sulmues të klasit botëror, derisa Chelsea është duke shikuar mundësinë të lirohet nga dështimi më i shtrenjtë ndonjëherë në histori të klubit.