BAYERN SPANIEN

REUTERS
Bayern zyrtarizon Alonson
29 August, 2014 @11:34
Bayern Munchen dalëngadalë po shndërrohet në koloni spanjolle. Ata kanë zyrtarizuar sot transferin e fundit të tyre, Xabi Alonso, nga Real Madridi.
Me Alonson, numri i spanjollëve në Bayern ngritet në pesë pas: Pepe Reina, Juan Bernat, Thiago Alcantara dhe Javi Martinez.
Alonso 32 vjeçar ka fituar gjithçka në futboll ekipor, ndërsa është edhe kampion europe dhe Bote me Spanjën.