Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

MITROVICASI

Sahiti lë Skënderbeun për Trepçën’89

Sahiti lë Skënderbeun për Trepçën’89


28 August, 2014 @21:24

Mitrovicasi Samir Sahiti është rikthyer në vendlindje. Ai ka lënë kampionin e Shqipërisë, Skënderbeun, për t’iu kthyer Trepçës’89. 

Sahiti është kthyer në formë huazimi në skuadër nga Skënderbeu i Korçës, shkruan në njoftimin e klubit mitrovicas në Facebook

Ai është huazuar nga Skënderbeu për te ekipi mitrovicas për 6 muaj, me opcion vazhdimi, ndërsa ka theksuar se Trepça’89 ka ekip për të luftuar për titull të kampionit, përcjell kjo faqe fjalët e Sahitit 26 vjeçar. 

Trepça’89 deri më tani në dy xhirot e zhvilluara të Superligës ka arkëtuar 4 pikë, ndërsa xhiron e radhës takohet me Prishtinën në derbin e javës së tretë të Superligës. 


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga