PLAYER OF THE YEAR

Më i miri i Europës është...
28 August, 2014 @18:57
UEFA ka përzgjedhur sonte në natën gala të saj lojtarin më të mirë të Europës për stinorin që shkoi.
Me shumicë votash nga gazetërët e 54 vendeve anëtare ka fituar - CRISTIANO RONALDO.
Ylli portugez i Real Madridit ka qenë njëri ndër lojtarët më të dalluar të ekipit deri në finale të Ligës së Kampionëve, duke shënuar numër rekord golash për stinor. Ai gjithashtu fitoi Kupën e Mbretit të Spanjës, ndërsa ditë më parë edhe Superkupën europiane.
Ky është trofeu i radhës për Cristianon pas Topit të Artë të fituar nga FIFA për vitin 2013.