PËRCAKTOHEN GRUPET

REUTERS
Rruga për Berlin
28 August, 2014 @17:57
Rekord fituesi i Ligës së Kampionëve dhe kampioni aktual i Europës në futboll, Real Madrid ka pasur fat të mirë në short, pasi që u ka ikur skuadrave të rrezikshme.
Liverpool, Basel dhe debutuesi bullgar Ludogorets - nuk janë kërcënim për të qenë Real Madrid në pjesë të dytë të Ligës së Kampionëve.
Grupi E, mund të konsiderohet si grup i vdekjes ku hynë: Bayern, Man City, Roma dhe CSKA Moska.
Besnik Hasi do të debutojë si trajner në Ligë të Kampionëve ndaj trajnerëve më karizmatik të viteve të fundit: Arsene Wenger, Jurgen Klopp dhe Cesare Prandelli, përkatësisht Arsenal, Dortmund dhe Galatasaray - do të jenë kundërshtarët e Anderlechtit.
Finalja e Ligës së Kampionëve do të luhet për herë të parë në kryeqytetin gjerman, Berlin, derisa ambasdor i finales është Karl-Heinz Riddle.
Grupet e Ligës së Kampionëve 2014/15:
GRUPI A: Atletico Madrid SPA; Juventus ITA; Olympiacos GRE; Malmo SUE; | GRUPI B: Real Madrid SPA; Basel ZVI; Liverpool ANG; Ludogorets BUL; | GRUPI C: Benfica POR; Zenit RUS; Bayer Leverkusen GJER; Monaco FRA; | GRUPI D: Arsenal ANG; Borussia Dortmund GJER; Galatasaray TUR; Anderlecht BEL; |
GRUPI E: Bayern GJER; Man City ANG; CSKA Moska RUS; Roma ITA; | GRUPI F: Barcelona SPA; Paris St Germain FRA; Ajax HOL; Apoel QIP; | GRUPI G: Chelsea ANG; Schalke 04 GJER; Sporting Lisboa POR; Maribor SLN; | GRUPI H: Porto POR; Shakhtar UKR; Athletic Bilbao SPA; Bate BLR; |