ZAHA

Talenti i dështuar, huazohet
28 August, 2014 @15:42
Talenti i blerë nga Manchester United në janar të vitit 2013, Wilfried Zaha, i është dhënë si huazim Crystal Palace-it.
Ai është parë si talent i jashtëzakonshëm nga Djajt e Kuq, por nuk ka arritur asnjëherë të dëshmojë veten para trajnerëve.
Mesfushori sulmues 21 vjeçar ka arritur që t’i bëj vetëm dy paraqitje me Manchester Unitedin stinorin e kaluar derisa, ekipi udhëhiqej nga David Moyes, ndërsa nuk ka arritur t’i kalojë testet e trajnerit të tashëm Louis Van Gaal dhe është rikthyer te ish ekipi i tij, Crystal Palace.