MUNCHEN

Rama në Gjermani
28 August, 2014 @12:00
Valdet Rama pas dy stinorëve të kaluara në Spanjë te Real Valladolid, ka arritur marrëveshje me ekipin gjerman të Munchen 1860, thotë TuttoMercatoWeb.
Mesfushori 26 vjeç i kombëtares shqiptare pritet të ketë një stinor të bujshëm në Bundesliga 2, pas dy viteve të kaluara në Spanjë ku ka arritur të shënojë vetëm një gol, ndaj Athletic Bilbaos.
Rama, gjithashtu, ka realizuar deri më tani 5 paraqitje për kombëtaren shqiptare, derisa ka shënuar dy gola për kuqezinjtë.
Ai pritet të jetë njëri ndër lojtarët e 11-shes së parë të Gianni De Biasit në kualifikime për EURO 2016.