BESA

Dështon Tovërlani, vjen Morina
27 August, 2014 @11:33
Kështu, në vend të Tovërlanit, Besa ka arritur marrëveshje me Arbnor Morinën dhe tani pritet që ai të merr drejtimin e ekipit pejan, që po synon trofe këtë stinor.
“Në momentin e fundit dështoi marrëveshja me Afrim Tovërlanin. Pas negociatave intenzive të kryesisë së klubit, u arrit marrëveshje me Arbnor Morinën, që sot fillon stërvitjet me skuadrën,” ka shkruar ekipi pejan në njoftimin e pak mëparshëm në Facebook.
Besa ia nisi stinorit me Valdet Shoshin, që dha dorëheqje pas dy xhirove të para të Superligës, pasi nuk arriti ta mposht as Trepçën’89 e as Prishtinën si vendas në Pejë.