TRANSFERI

Eto’o i Evertonit
27 August, 2014 @8:39
Sulmuesi me përvojë nga Kameruni, Samuel Eto’o, është zyrtarizuar si lojtar i ri i Evertonit.
Të kaltërit nga qyteti i Liverpoolit, kanë arritur marrëveshje me kamerunasin 33 vjeçar, i cili u lirua nga Chelsea në fund të stinorit të shkuar.
Edhe pse thuhej që ishte në bisedime me Liverpoolin, pas transferimit të Mario Balotellit në Anfield Road, Eto’o kaloi në lagjen tjetër, të Goodison Parkut.
Eto’o është njëri ndër sulmuesit më me përvojë tani në Premier League, pasi që ka fituar shumëçka në garat ekipore europiane.
Sulmuesi 33 vjeç ka fituar gjithçka në Spanjë me Barcelonën dhe në Itali me Interin - të gjitha trofetë. Pastaj tre herë Ligën e Kampionëve, Superkupën europiane si dhe Kupën Botërore në gara ekipore.
Evertoni xhiron e ardhshme do të ndeshet pikërisht me ish ekipin e Eto’osë, Chelsea. Nga dy ndeshjet e para në Premier League, Everton ka fituar dy pikë me dy barazime identike, 2-2.