LARGOHET

REUTERS
Dawson i Hullit
26 August, 2014 @19:42
Qendërmbrojtësi anglez, Michael Dawson, është lojtar i ri i Hull Cityt. Lajmin e ka konfirmuar edhe klubi i tij i deritashëm, Tottenham Hotspur, që ka bërë të ditur se ai ka arritur marrëveshje me Tigrat dhe do të jetë me letra lojtar i Hullit.
Ai ka nënshkruar kontratë tre vjeçare me Hull Cityn që udhëhiqet nga strategu, Steve Bruce, do të shtojë fuqi në mbrojtje me përvojën e Dawsonit 30 vjeçar, që është 189 centimetra i gjatë.