ANGEL DI MARIA
REUTERS
Rekord transferi britanik
26 August, 2014 @20:32
Ish krahu i Benficës dhe i Real Madridit, Angel Di Maria, është rekordi i radhës në Britani të Madhe. Manchester United ka paguar 75 milionë euro në llogari të Real Madridit për shërbimet e argjentinasit.
Di Maria ka qenë ndër lojtarët më të mirë të Argjentinës në Kampionatin Botëror, derisa u lëndua, ndërsa stinorin e kaluar ka regjistruar 17 asistime në La Liga.
Manchester United kështu ka thyer rekordin e transferimit në Premier League, duke ia kaluar Chelseat, të cilit kishin paguar mbi 60 milionë euro për shërbimet e Fernando Torresit, kur e morrën nga Liverpooli.