RENOVIMI

REUTERS
Mascherano vazhdon me Barcelonën
26 August, 2014 @15:16
Ylli i Argjentinës, Javier Mascherano, ka vazhduar kontratën me klubin e tij aktual, Barcelona - edhe për katër stinorë tjerë.
Kështu ka njoftuar sot klubi katalonas në një kumtesë të saj. Mascherano është shprehur i lumtur me vazhdimin e arritjes së tij, derisa ka thënë se shpreson që këtë stinor të shkojnë gjërat në rregull për ekipin katalonas.
Mascherano 30 vjeçar është ndëshkuar që në ndeshjen e parë të tij në La Liga me karton të kuq, pas një faulimi profesional të kundërshtarit që shkonte të shënonte gol.
Barcelona e fitoi atë ndeshje 3-0. Mascherano ka ardhë në Barcelonë në stinorin 2010/11 nga Liverpooli.