KAMPIONI BARAZON

REUTERS
Atletico pa gol
25 August, 2014 @23:55
Kampioni i Spanjës, Atletico Madrid, është treguar shterp sonte në ndeshjen e parë të stinorit të ri të La Ligas.
Ekipi i Diego Simeones të suspenduar nuk ka arritur assesi të shënojë në portën e Rayo Vallecanos modeste, përkundër se trajneri ndihmës ndërroi krejt sulmin gjatë ndeshjes.
Mario Mandzukic, Antoine Griezmann dhe Raul Jimenez u zëvendësuan në pjesën e dytë, por as ata të freskëtit nuk arritën të tundin rrjetën e Cristian Alvarezit të Rayos.
Kështu, Atletico Madrid nis stinorin me një pikë të fituar dhe që në fillim mbetet 2 pikë larg dyshes favorite, Barcelona dhe Real Madrid.
REZULTATET, TABELA DHE NDESHJET E RADHËS