KAMPIONI VS NËNKAMPIONI

City, pa pardon ndaj Liverpoolit
25 August, 2014 @23:15
Manchester City i ka dhënë një goditje të rëndë Liverpoolit në fillim të kampionatit. Kampioni aktual ka mposhtur nënkampionin në Etihad, lehtë, me rezultat përfundimtar 3-1.
Sulmuesi malazias, Stevan Jovetic, ka shënuar dy golat e para për ekipin e tij, derisa në fund edhe zëvendësuesi Sergio Aguero është shënuar në listën e golashënuesve për të vulosur fitoren.
Goli i vetëm i Liverpoolit erdhi krejt në fund kur Pablo Zabaleta devijoi topin në portë të vetë. Brendan Rodgers provoi në pjesë të dytë të ndërronte diçka duke futur tre lojtarët e ardhur këtë verë: Lazar Markovic, Emre Can dhe Rickie Lambert; por ata nuk arritën asgjë të ndërrojnë deri në fund të ndeshjes.
Kështu, City i Manuel Pellegrinit i bashkohet ekipeve me bilanc të qindpërqindtë në dy xhirot e para: Chelsea, Swansea dhe Tottenham Hotspur, derisa Liverpool kthehet me humbje në shtëpi.
REZULTATET, TABELA DHE NDESHJET E RADHËS