TRANSFERI I RADHËS

Liverpool Official
Liverpool zyrtarizon Balotellin
25 August, 2014 @18:34
Liverpool ka përfunduar të gjitha procedurat administrative dhe ka zyrtarizuar sulmuesin italian, Mario Balotelli, si transferin e nëntë të verës.
Ekipi i Brendan Rodgers kështu ka plotësuar hapësirën që e la bosh Luis Suarez, derisa italiani është shprehur të jetë i kënaqur me marrëveshjen dhe ekipin e tij të ri.
“Jam i lumtur që arrita në Liverpool. Këtu ka lojtarë të ri dhe më pëlqen loja e këtij ekipi,” ka thënë mes tjerash sulmuesi kontravers në deklaratën e parë të tij si lojtar nga Anfield Road.
Liverpool pak orë më vonë do të ndeshet me ish ekipin e Balotellit, Manchester City, në kuadër të ndeshjes së fundit të xhiros së dytë të Premier League.
Të dyja skuadrat kanë fituar ndeshjet e xhiros së parë.