MONACO

Vjen fitorja, Falcao vendimtar
24 August, 2014 @23:15
Radamel Falcao, ylli kolumbian i Monacos, është njeriu që ia sjell ekipit të tij fitoren e parë në stinorin e ri të Ligue 1.
Pas tre xhirosh të zhvilluara në Francë, Monaco ka arritur t’i gëzohet trepikëshit të parë dhe atë vetëm pas mosshënimit të penalltisë nga ekipi vendas, Nantes, kur Serge Gakpe, s’qëlloi portën e nënkampionit.
Në fund të pjesës së parë, Falcao regjistroi golin e tij të dytë të stinorit, për t’ia dhënë fitoren e parë trajnerit portugez të Monacos, Leonardo Jardim.
REZULTATET, TABELA DHE NDESHJET E RADHËS