Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

DERBI

Prishtina me gjah të plotë nga Peja

BOROZANI/Erdis Driza

Prishtina me gjah të plotë nga Peja


24 August, 2014 @19:05

Skuadra e Bylbyl Sokolit, Prishtina, ka arritur të shënojë fitore të madhe sot në Shahin Haxhiislami të Pejës. 

Prishtinasit janë këndellur në pjesë të dytë të ndeshjes dhe kanë përmbysur epërsinë e vendasve për të shënuar fitore në fund të takimit 1-2. 

Besa, në fakt, erdhi e para në epërsi me golin e ish lojtarit të Prishtinës, Kastriot Rexha. Rexha shënoi në minutën e 22-të të takimit për t’ia dhënë avantazhin dhe për të çuar publikun vendas në gëzim të madh. 

Me këtë rezultat përfundoi pjesa e parë, derisa në pjesën e dytë ndeshja e ngjallë edhe më. Të dyja skuadrat treguan lojë cilësore, raste në të dyja anët - por Prishtina ishte ajo që do të shënonte. 

Së pari talenti Shend Kelmendi ka arritur që të barazojë rezultatin, derisa krejt në fund, kur Besa kërkonte fitoren, sulmuesi me përvojë, që hyri si zëvendësues në lojë, Florim Berbatovci, ka shënuar me kokë për fitoren e minutës së fundit në Pejë, për t’ia sjellur tre pikë të mëdha Prishtinës, por edhe për të arsyetuar lëvizjen e ‘profës’ Bylbyl Sokoli. 

Besa, edhe pas dy xhirove mbetet pa fitore në Superligë, derisa Prishtina tashmë është skuadra që udhëheq e vetmuar në krye të tabelës - dhe atë pas vetëm dy xhirove të para të Superligës. 

REZULTATET, TABELA DHE NDESHJET E RADHËS


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga