Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FRANCË

Bordeaux, i pagabueshëm

Bordeaux, i pagabueshëm


24 August, 2014 @15:46

Bordeaux ka nisur si asnjëherë më parë kampionatin françez. Pas tre xhirove të para nën drejtimin e ish lojtarit të Bayernit, Willy Sagnol, ata kanë arritur t’i regjistrojnë 3 fitore - gjë që nuk është arritur asnjëherë në histori të klubit! 

Përkundër se ndeshja e mbrëmshme ndaj Nice-së, nuk ia nisi mirë, ata arritën të këndellen dhe e mposhtën në fund 1-3 ekipin vendas për të vazhduar rekordin perfekt, pas tre xhirove të para në Ligue 1. 

Te gjashtë herë kampioni i Francës, po dallohet sulmuesi i Malit, Cheick Diabate, që mbrëmë me një asistim dhe me një gol ndihmoi ekipin e tij në fitoren e tretë me radhë - duke e lënë Bordeaux-në të vetmuar në krye të tabelës së Francës (vetëm St Ettiene nëse fiton sot mund t’i arrijë). 

Për më tepër, dy ndeshjet e para Bordeaux ia ka zhvilluar ndaj dy ekipeve tejet të fuqishme, Montpellier dhe Monaco. 

TABELA AKTUALE DHE REZULTATET


 
Të gjitha lajmet nga Ligue 1