WESTFALEN

REUTERS/Arkiv
Dortmund, pëson me golin më të shpejtë të shënuar në histori
23 August, 2014 @21:05
Bayer Leverkusen ka befasuar Borussia Dortmundin sot në Signal Iduna Park, duke e mposhtur 0-2.
Për më tepër, Aspirinët, kanë shënuar golin më të shpejtë në historinë 54 vjeçare të Bundesligës, kur Karim Bellarabi shënoi nga mesi i fushës, që kapi sekondën e nëntë të ndeshjes.
Deri më tani rekordin e mbanin, Ulf Kirsten, Paul Freier dhe Giovane Elber - për golin më të shpejtë - të shënuar për 11 sekonda.
Të gjitha tentimet e vendasve shkuan në pakthim, kur krejt në fund, në minutat shtesë, Steffan Kissling, shënoi për përfundimtaren 0-2.
REZULTATET, TABELA DHE NDESHJET E RADHËS