STAMFORD BRIDGE

Costa s’ndalet
23 August, 2014 @18:10
Diego Costa ka shënuar edhe para shikuesve të vetë në Premier League. Sulmuesi spanjoll, tashmë ka dy gola të shënuar në dy ndeshje, derisa Chelsea ka vazhduar me fitore në Premier League. Borozani.com
Golat për Chelsean erdhën në pjesë të dytë të ndeshjes, përkundër se Leicester City duroi mjaft. Përveç Diego Costës, edhe Eden Hazard shënoi golin e parë në stinorin e ri, derisa pranoi asistim nga Cesc Fabregas.
Chelsea tash ka pikë maksimale nga ndeshjet e para, derisa Leicester City mbetet te pika e fituar nga xhiroja e parë.