BARAZIMI I DYTË

S’ka fitore për Parisin
22 August, 2014 @22:28
Kampioni i Francës, Paris St Germain, ka regjistruar barazimin e dytë brenda tre xhirove të para të Ligue 1. Skuadra e udhëhequr nga Laurent Blanc, nuk ka arritur të shënojë në portën e Evianit, që u tregua vendas i fuqishëm karshi kampionëve.
Mungesa e Zlatan Ibrahimovicit, që është i lënduar, vërehej, por kur kihet parasysh cilësia e lojtarëve parisien karshi atyre të Evianit - arsyetime nuk ka.
PSG mbeti me 10 veta në fushë, pasi që Yohan Cabaye regjisrtoi kartonin e dytë të verdhë në minutën e 60-të të ndeshjes dhe la shokët në punë edhe më të vështirë në gjysmëorëshin e fundit të lojës.
Përndryshe, kjo ka qenë pika e parë e fituar për Evianin këtë stinor, pasi që dy ndeshjet e para i humbën. Ekipi i udhëhequr nga trajneri Pascal Dupraz nxorri barazimin pa gola ndaj kampionit për pikën e parë dhe tejet të vlefshme për motiv gjatë stinorit.
REZULTATET, TABELA DHE NDESHJET E RADHËS