REFUZON MILANIN

REUTERS
Kërkesa e Milanit, refuzohet
22 August, 2014 @22:14
Milan është në urgjencë. Gjendja emergjente ka kapluar Milanellon që tashmë me largimin e Mario Balotellit dhe me paratë e fituara, po kërkon një sulmues të klasit për ekip.
Mirëpo, sipas të gjitha gjasave, siç përcjellin mediat e huaja të afërta me klubin Rossoner, i kërkuari i parë i tyre ka refuzuar Milanin.
Fjala është për sulmuesin kolumbian të Portos, Jackson Martinez, mirëpo kryetari i Portos ka mbyllur derën për Rossonerët.
“Jackson është i jashtëzakonshëm. Ne nuk do të shesim sulmuesin tonë më të mirë,” është cituar të ketë thënë kryetari i klubit portugez, Porto, Pinto Da Costa, për La Gazzetta dello Sport.
Balotelli do t’i bashkohet Liverpoolit për të përforcuar edhe më sulmin që përbëhet tani më nga Lazar Markovic dhe Rickie Lambert, si sulmues tjerë të rinj të blerë këtë verë nga ekipi i Anfield Road.