Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

BLAUGRANA

Goditet Barcelona, lëndohet Neymar

Goditet Barcelona, lëndohet Neymar


22 August, 2014 @13:13

Barcelona nuk do të mund të llogarisë në shërbimet e sulmuesit brazilian të ekipit, Neymar. 

Sulmuesi 22 vjeçar, që shënoi katër gola për Brazilin në Botërorin e fundit është ankuar për një lëndim në gju gjatë ditës së djeshme dhe skuadra e Barcelonës ka konfirmuar se ai nuk do të jetë në llogaritë e trajnerit Luis Enrique për ndeshjen e xhiros së parë të La Ligas. 

“Tretmani i lëndimit të Neymarit mund të zgjatë, mirëpo ai nuk do të jetë i gatshëm për xhiron e parë,” ka shkruar në njoftimin e lëshuar nga klubi katalonas pak më parë. 

Me lëndimin e Neymarit, Luis Enriques i është ngushtuar edhe më shumë rrethi i lojtarëve sulmues, pasi që Pedro ka dhimbje stomaku, Luis Suarez është i suspenduar edhe dy mauj dhe ai do të mund të llogarisë vetëm në Lionel Messin dhe të riun, Munir, për ndeshjen e parë të stinorit 2014/15 ndaj Elches. 


 
Të gjitha lajmet nga La Liga