CR7

REUTERS
Gati për ndeshjen vendimtare
22 August, 2014 @11:25
Ylli portugez i Real Madridit, Cristiano Ronaldo, është në gjendje të mirë shëndetësore dhe do të jetë prezent në fushë për ndeshjen e kthimit të Superkupës së Spanjës.
“Ai do të luaj. Ai mund t’ia nis nga fillimi ndeshjen,” ka thënë ndër të tjera Carlo Ancelotti, trajner i Real Madridit mbrëmë në konferencën për shtyp para ndeshjes vendimtare.
Real Madrid, ditë më parë barazoi me Atletico Madridin në Santiago Bernabeu në ndeshjen e parë finale 1-1, ndërsa sonte luhet ndeshja e kthimit në Vicente Calderon, ku do të përcaktohet ekipi që do ta ngris trofeun në fjalë.