SUPERCOPA E ATLETICOS

Super Mario vendos finalen
23 August, 2014 @1:07
Një gol i shpejtë i shënuar nga Atletico Madrid në minutën e dytë të ndeshjes, ka qenë vendimtar në finalen e Superkupës spanjolle sonte.
Mario Mandzukic, njeriu që erdhi nga Bayern Munchen këtë verë te Atletico Madrid, është treguar të jetë fatal për Real Madridin, pasi që vendosi në ndeshjen e kthimit të Superkupës në Vicente Calderon.
Ai shënoi gol në minutën e dytë pas një pasimi me kokë nga bashkëlojtari i tij, derisa Atletico Madrid fitoi Superkupën e Spanjës pas më shumë se dy dekadave.
Ndeshja e parë në Santiago Bernabeu kishte përfunduar 1-1 dhe me fitore 1-0, ekipi i Diego Simeones, çoi Kupën e parë të stinorit në gadishulin iberik.
Real Madrid kishte rastet e veta, por Cristiano Ronaldo nuk arriti të vjen në shprehje pas lëndimit, përkundër se luajti në pjesën e dytë.
James Rodriguez pati një rast të mirë në pjesë të parë, por portieri i Rojiblancove intervenoi fuqishëm për të ndalë topin e shpejtë.
Në fund, Real Madrid mbeti me dhjetë veta në fushë pasi që kroati Luka Modric u përjashtua me karton të kuq, derisa Diego Simeone gjithashtu shikoi ndeshjen jashtë bankës, për shkak se u suspendua nga referi i ndeshjes, pas protestave për vendime.
Në fund, Real Madridit, ëndrra për gjashtë kupa në vit, iu pre sonte, derisa Atletico Madrid ka marrë një injekcion superior para La Ligas në rrugë për të mbrojtur titullin e Spanjës.