PA FITUES

BOROZANI/Arkiv
Paqe në Gjilan
24 August, 2014 @18:56
Në një ndeshje shterpe, pa gola, Drita e Gjilanit dhe Vëllaznimi i Gjakovës, kanë ndarë pikët në Gjilan.
Dy skuadrat që kishin shënuar fitore në xhiron e parë të Superligës, janë ndarë me barazim në xhiron e dytë duke vazhduar serinë pozitive, pa humbje, në stinorin e ri të Superligës.
Ndeshja në përgjithësi nuk kishte ndonjë rast të theksuar dhe skuadrat dukej se më shumë pritnin gabimin e kundërshtarit sesa organizimin e mirëfilltë për të shënuar.
Sidoqoftë, në fund gjilanasit dhe gjakovarët u ndanë në paqe - për të arkëtuar nga një pikë dhe për të vazhduar stinorin - pa humbje.
REZULTATET, TABELA DHE NDESHJET E RADHËS