WHITE HART LANE

Tottenham, lider i Premier League
24 August, 2014 @17:10
Argjentinasi, Erik Lamela, është treguar yll i ndeshjes së sotme ndërmjet Tottenham Hotspur dhe Queens Park Rangers, duke treguar performancë të jashtëzakonshme për ekipin e tij.
Njeriu që u harrua, Lamela, prej se erdhi nga Roma, stinorin e kaluar për shkak të lëndimit, ka regjistruar dy asistime në ndeshje derisa loja e tij ka lënë mbresë te të gjithë të pranishmit në White Hart Lane sot.
Belgu, Nacer Chadli, shënoi dy gola derisa ekipi i Mauricio Pochettinos u tregua tepër i mirë si me lojë ashtu edhe me seriozitet në fushë. Përndryshe, talenti anglez që debutoi xhiron e kaluar, Eric Dier, me gol - ka shënuar përsëri dhe duket se Pochettino ka përfituar edhe një adut për një stinor të gjatë dhe të mundimshëm në Angli.
Tottenham ka kaluar në vendin e parë të Premier League me këtë fitore dhe në rast se njëra prej skuadrave Manchester City ose Liverpool nuk fitojnë me goldallim më të madh - atëherë do të mbyllin xhiron si lider të Premier Leauge.
REZULTATET, TABELA DHE NDESHJET E RADHËS