ANGEL DI MARIA

REUTERS
Drejt Manchester Unitedit
24 August, 2014 @16:00
Ylli argjentias i Real Madridit, Angel Di Maria, nesër pritet që të udhëtojë për Manchester, për të kryer testet mjekësore dhe për tu zyrtarizuar si lojtar i ri i Manchester Unitedit.
Mediat spanjolle dhe britanike, gjatë ditës kanë njoftuar se Di Maria është përshëndetur me bashkëlojtarët në stërvitjen e djeshme, derisa dy skuadrat, Manchester United dhe Real Madrid, kanë rënë dakord për dëmshpërblimin 80 milionë eurosh.
Manchester United prej se erdhi trajneri i ri Louis Van Gaal në ekip, nuk dinte për humbje gjatë verës, por me t’ia nisur Premier League - Djajt e Kuq u ftohën nga uellsianët e Swansea në Old Trafford - që bëri të ndezet alarmi në Manchester 10 ditë pa përfunduar afati kalimtar.