CAMP NOU

Messi me dy gola, impresionon talenti Munir
24 August, 2014 @22:53
Përkundër se pas golit të shënuar nga Lionel Messi, vetëm dy minuta më vonë, Barcelona mbeti me dhjetë lojtarë në fushë, pasi që u përjashtua me karton të kuq, Javier Mascherano - kjo nuk çoi peshë në lojën e Barcelonës!
Ata vazhduan me të njejtin ritëm edhe në pjesë të dytë të lojës dhe shpejtë shënoi talenti që po premton shumë, Munir El Haddadi për 2-0. El Haddadi ka luajtur vetëm disa ndeshje për Barcelonën B dhe ka marrë leje nga trajneri Luis Enrique për ekipin e parë të katalonasve, duke kaluar kështu si me katapult - në ekipin e yjeve.
Këtë Muniri i ri, që më 1 shtator do t’i mbush 19 vjet, e ka festuar me gol në debutimin e tij në La Liga, në debutimin e tij në Camp Nou dhe për Barcelonën në veçanti.
Me kaq, mund të thuhet se epoka e Luis Enriques në Barcelonë si trajner ia nisi me fitore dhe tashmë pritet se çka do të ndodh me këta të rinj të mrekullueshëm sonte, si Rafinha e Munir, kur të kthehen yjet si Neymar e Luis Suarez.
REZULTATET, TABELA AKTUALE DHE NDESHJET E RADHËS