MITROVICË

Arkiv
Penalltia, sjell fitoren e parë
24 August, 2014 @19:12
Ndeshja, që të shumtën e kohës kaloi pa raste, veçanërisht në pjesën e parë të saj, përfundoi me fitues.
Ibrahim Peci, u tregua i qetë para portës së mysafirëve kur morri të ekzekutojë penalltinë e minutës së fundit për mitrovicasit - për t’ia sjellur Trepçës’89 fitoren e parë të stinorit.
Kështu, Trepça’89 nga një lojë ku gati nuk shpresonte për fitore arriti që t’i lë ferizajasit edhe pas dy xhirove pa pikë.
Tashmë 89’shi ka 4 pikë pas dy xhirove dhe merr pjesë në gjysmën e lartë të tabelës, derisa Ferizaji ngujohet në fund të Superligës, pa gol të shënuar ende këtë stinor.
REZULTATET, TABELA DHE NDESHJET E RADHËS