Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

RED DEVILS

Rekordet dëshpëruese të Manchester Unitedit, vazhdojnë

Rekordet dëshpëruese të Manchester Unitedit, vazhdojnë


24 August, 2014 @22:33

Manchester United që prej largimit të Sir Alex Fergusonit, po përjeton rekordet më të këqija të mundshme. 

Prej ekipit që ka qenë i pafalshëm për kundërshtarët, tani Djajt e Kuq janë bërë “engjuj” për rivalët. Ata pas dy xhirove të para në Premier League, kanë vetëm një pikë të fituar dhe atë në ndeshjen e sotme ndaj Sunderlandit. 

E kjo e dhënë nuk i ka ndodhur Manchester Unitedit që nga viti i parë i Premier League, kur kishin humbur dy ndeshjet e para të stinorit! 

Manchester United, gjërësisht, ka fituar vetëm një ndeshje prej 5 të fundit në Premier League, ndërsa pa fitore janë edhe në gjashtë ndeshje të Premier League të zhvilluara të dielën! 

Sulmi i vetëm i ‘hajrit’ sot në Stadium of Light të Sunderlandit, iu shpërblye me gol Manchester Unitedit, kur shënoi spanjolli, Juan Mata dhe prej atij momenti e tutje - asgjë për tu vlerësuar nuk kishte te të kuqtë - përveç Phil Jonesit, që shpëtoi disa herë ekipin nga humbja. 

Sunderlandi i Gus Poyetit u tregua i rrezikshëm dhe pati raste që përveç barazimit me golin e Jack Rodwell edhe të shënojë fitore - por nuk e arriti këtë. 

Për më tepër, Ashley Young, si zakonisht provoi të mashtrojë referin e ndeshjes kur simuloi për penallti - e referi me të drejtë i tregoi kartonin e zakonshëm, anglezit që tashmë është bërë i famshëm për simulimet e tija. 

Derisa gjatë javës në vijim pritet të arrijë në Old Trafford, Angel Di Maria, përkundër shumës 80 milionëshe të përfolur si dëmshpërmblim që do t’i pagohet Real Madridit, vështirë se do të mund të ndërrojë diçka në këtë ekip. 

REZULTATET, TABELA DHE NDESHJET E RADHËS


 
Të gjitha lajmet nga Premier League