SUPERKUPA TURKE

REUTERS
Fenerbahçe fiton Superkupën e Turqisë
25 August, 2014 @22:36
Kanarinat e Stambollit gjatë gjithë ndeshjes kanë qenë më kërkues se Luanët dhe përkundër se gjatë 120 minutave nuk kishte gol, në asnjërën rrjetë, ata e arritën këtë pas ekzekutimit të penalltive.
Penalltitë për Fenerbahçen i shënuan, Dirk Kuyt, Raul Meireles dhe Michal Kadlec, derisa për Galatasarayin nga 5 gjuajte, vetëm Olcan Adin dhe Burak Yilmaz arritën të gjejnë portën nga 11 metra.
Ndeshja disa herë u ndërpre gjatë kohës së rregullt për shkak të sjelljeve të pahijshme të tifozëve të të dyja palëve - që hudhnin gjësende në fushë, duke penguar rrezikshëm portierët, Volkan Demirel dhe Fernando Muslera.
Kjo ka qenë ndeshja e parë zyrtare e Cesare Prandellit në bankë të Galatasarayit dhe italiani e ka nisur me humbje misionin e tij në Turqi, pas Botërorit të dështuar me Italinë.