SIMEONE

REUTERS
Suspendim gjigant
25 August, 2014 @18:45
Trajneri argjentinas i Atletico Madridit, Diego Simeone, ka marrë një dënim të rëndë nga Federata e Futbollit Spanjoll për shkak të përjashtimit në në ndeshjen e dytë finale të Superkupës së Spanjës, ku ekipi i tij mposhti Real Madridin dhe fitoi trofeun në fund.
Ai është suspenduar për tetë ndeshje mosprani në bankën e Atletico Madridit, derisa do të duhet të paguajë edhe 4 mijë e 805 euro gjobë e klubi 2 mijë e 230 euro gjobë.
Federata e ka dënuar strategun e kampiones së Spanjës kështu: 4 ndeshje suspendim për prekje/shtyerje të gjyqtarit, 2 ndeshje suspendim për protestë ndaj gjyqtarit, 1 ndeshje suspendim për duartrokitje për vendimin e referit si dhe një tjetër për dhënie të instruksioneve nga tribunat, pas daljes nga fusha.
Simeone do të ketë të drejtë 10 ditë për ta kundërshtuar këtë vendim të Federatës së Spanjës.