NDËRROHET TRAJNERI

Warnock te Crystal Palace
27 August, 2014 @23:39
Neil Warnock është rikthyer te ish ekipi i tij, Crystal Palace. Njoftimin e ka dhënë vetë klubi i Premier League të Anglisë, duke bërë të ditur se Warnock do t’ia nis punës menjëherë me ekipin.
Warnock do të zëvendësojë në këtë post Keith Millenin, që bëhet trajneri më së shpejti i shkarkuar në Premier League këtë stinor.
Crystal Palace në dy ndeshjet e para të Premier League ka regjistruar dy disfata dhe nuk ka asnjë pikë të fituar ende. Në xhiron e parë ata janë mposhtur nga Arsenali, ndërsa në të dytën nga West Ham United.