BAYERN

REUTERS
Guardiola do Xabi Alonson
27 August, 2014 @23:27
Bayern Munchen është shumë afër marrëveshje me mesfushorin e Real Madridit, Xabi Alonso. Sipas kanalit televiziv, Eurosport, Bayern është duke shikuar mundësinë që të zëvendësojë mesfushorët e lënduar spanjollë të ekipit: Javi Martinez dhe Thiago Alcantara.
Për këtë, Alonso, është parë si njeri ideal nga trajnerin i Bayernit, Pep Guardiola dhe Sexta TV e Spanjës ka thënë se bavarezët i kanë bërë gati rrogën vjetore 10 milionë euroshe mesfushorit qendror që u pensionua nga kombëtarja spanjolle këtë verë.