ARSENAL

Alexis hap dyert e Ligës së Kampionëve
27 August, 2014 @22:58
Sulmuesi kilian i Arsenalit, Alexis Sanchez, i ardhur këtë verë nga Barcelona ka shënuar golin e vetëm, të fitores dhe kualifikues për Ligë të Kampionëve për ekipin e tij.
Sanchez shënoi në minutën e fundit të pjesës së parë për ta kualifikuar ekipin e tij në garën më të vlefshme europiane të futbollit. Fitorja prej 1-0 ishte e mjaftueshme për verilondinezët, pasi që ndeshja e parë në Turqi kishte përfunduar pa gola 0-0.
Arsenal 15 minutat e fundit të takimit luajti me 10 lojtarë në fushë, pasi që Matthieu Debuchy morri kartonin e dytë të verdhë, por ekipi i tij nuk e vërejti shumë mungesën e tij në fushë pasi që Besiktas nuk arriti të rrezikonte seriozisht gjatë kësaj kohe portën e polakut Wojciech Szczezny.
Skuadrat e kualifikuara:
Skuadrat e kualifikuara në Ligë të Kampionëve nga Play-Offi: Malmo SUE, Ludogorets BUL, Arsenal ANG, Bayer GJER, Athletic SPA, Zenit RUS, Apoel QIP, Bate BLR, Porto POR, Maribor SLN |