ANGLI

REUTERS
Rooney kapiten
28 August, 2014 @15:47
Me pensionimin e dyshes Steven Gerrard dhe Frank Lampard nga përfaqësuesja angleze, përzgjedhësi i kësaj kombëtareje, Roy Hodgson, ia ka dhënë shiritin e kapitenit yllit të Manchester Unitedit, Wayne Rooney.
“Ai e meriton. Ai ka përvojë të madhe dhe është njëri ndër lojtarët më të mirë dhe më në moshë në ekip,” ka thënë ndër të tjera Hodgson sot, duke arsyetuar vendimin e tij.
Rooney ka 95 paraqitje për Anglinë, ndërsa është 28 vjeç. Anglia, muajin që vjen nis rrugëtimin dhe luftën për kualifikime në EURO 2016.