SULMUESI

REUTERS
Milan për Torresin, por paga problem
28 August, 2014 @21:36
Milan mund të shtojë në ekip sulmuesin spanjoll, Fernando Torres. Klubi londinez, Chelsea, është i gatshëm ta lirojë spanjollin që asnjëherë s’i arysetoi paratë e shpenzuara për të, mirëpo Milan duket se e ka vështirë t’ia paguajë rrogën javore të Torresin që kalon 250 mijë euroshin.
Nëse nuk arrihet një marrëveshje me Chelsean për pagën e lojtarit, Adriano Galliani, drejtues i Milanit, ka thënë se Rossonerët do të orientohen te një sulmues tjetër.
Chelsea ka shtuar në ekip këtë verë Diego Costan dhe Didier Drogban, derisa Milan ka mbetur pa Mario Balotellin. Njëri ekip dëshiron të lirohet nga sulmuesi i tepërt, e tjetri kërkon sulmues. Afati kalimtar veror përfundon më 1 shtator.