ELIMINIMI

EPA
Protesta e Legias
29 August, 2014 @13:47
Legia Varshava, që u eliminua në raundin e tretë të kualifikimeve për Ligë të Kampionëve në tavolinë - ka protestuar ashpër ndaj UEFA-së.
Në fakt, tifozët e këtij kanë dizajnuar një pankartë të madhe me llogon e UEFA-së, ku shihet një dërrkuc me setrën plotë euro (valutë) dhe në dorë mban letrën ku shkruan 6 < 1 (6 më i vogël se 1).
Kjo për faktin se Legia përkundër që eliminoi Celticun me lojë, duke e mposhtur 6-1 me rezultat të përgjithshëm u eliminua për shkak të një gabimi administrativ të ekipit.
Nën këtë llogo, tifozët kishin shkruar, gjithashtu me të mëdha - Sepse futbolli nuk ka rëndësi, paraja ka rëndësi.
Kështu, Celticu kaloi në Play-Off të Ligës së Kampionëve, ku u eliminua nga Maribori slloven që arriti të kualifikohet në Ligë të Kampionëve.
E Legia, kaloi Play-Offin e Europa League dhe hyri në fazën grupore.
Video
Tifozët e Legias duke protestuar