SHKOLLA E FUTBOLLIT

Galatasaray Kosova çon talentët në Stamboll
29 August, 2014 @13:32
Shkolla e futbollit Galatasaray Kosova që operon në vendin tonë ka përzgjedhur lojtarët për provat përfundimtare në Turqi.
Të thirrur nga gjiganti turk, Galatasaray, drejtuesit e shkollës kanë përzgjedhur talentët e tyre për prova, ku do të testohen nga ekspertët e futbollit turk - nëse do të mund të jenë pjesë e Galatasarayit të Stambollit.
Prej djelmoshave kosovarë që do të marrin pjesë në këtë kamp, që mbahet në Florya, “Metin Oktay”, janë: Oltion Billalli (2002), Elion Gashi (2003), Alp Idrizi (2005), Ermal Gërguri (2005), Edonis Selimi (2003), Dren Shabani (2000) dhe Ris Nuhiu (2003).