Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

RIKTHIM NË SKENDERAJ

Ferronikeli përmbys Besën

Ferronikeli përmbys Besën


30 August, 2014 @19:00

As Arbnor Morina nuk e këndelli Besën. Përkundër se pejanët morrën epërsinë në fund të pjesës së parë me golin maestral të shënuar nga Fatih Karahoda, kur goditi me volej pas asisitimit të Florent Papuqit, vendasit kanë arritur të rikthehen në pjesë të dytë. 

Isa Eminhaziri ka qenë hero i drenicakëve që kanë arritur brenda dy minutave 74 dhe 76 të shënojnë dy herë në portën e Valmir Bytyqit për të nxjerrë fitoren e dytë të stinorit. 

Eminhaziri ka qenë në formë të jashtëzakonshme pasi që ka asistuar edhe në golin e parë të shënuar nga Bujar Shabani, por edhe në të dytin të shënuar nga Qemal Elshani. 

Me këtë rezultat, Ferronikeli kërcen në pozitën e dytë të tabelës, derisa Besa ende mbetet pa fitore në Superligë. 

REZULTATET, TABELA DHE NDESHJET E RADHËS


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga