CHELSEA

Chelsea dyfishon Evertonin
30 August, 2014 @20:21
Shikuesit e stadiumit Goodison Park të cilët ishin të pranishëm për ta shikuar ndeshjen ndërmjet Evertonit dhe Chelseat, e kishin rastin të shohin nëntë gola vetëm brenda 90 minutave.
Skuadra e Jose Mourinhos, Chelsea, arriti të fitoj me rezultat të thellë 3-6, duke e regjistruar fitoren e dytë me radhë në Premier League.
Të kaltërit vetëm në tre minutat e para të lojës arritën të shënojnë dy herë me anë të Diego Costas dhe Branislav Ivanovicit, për t’i dhënë rahati skuadrës së tyre në vazhdim të ndeshjes.
Vendasit e ngushtuan rezultatin në 2-1 në fund të pjesës së parë me golin e Kevin Mirallas.
Në pjesën e dytë autogoli i Seamus Colemanit në minutën 67’ i komplikoi gjërat për Evertonin, mirëpo vetëm dy minuta më vonë Steven Naismith ia ktheu shpresën ekipit të trajnerit Roberto Martinez.
Chelsea edhe njëherë e ngriti epërsinë me golin e Nemanja Maticit (74’), derisa ish lojtari i Chelseat, Samuel Eto’o, në debutimin e tij iu kundërpërgjigj për rezultatin 3-4 dy minuta pas golit të Maticit. Kjo ishte edhe e tëra që arriti të bëjë Evertoni, pasi që dy golat e radhës të Ramiresit (77’) dhe Diego Costas (90”) ishin të pashmangshëm për humbjen e parë në këtë stinor.
Chelsea me këtë fitore vazhdon ta mbajë bilancin e qindpërqindtë prej 3 ndeshjeve dhe 3 fitoreve, duke e ndarë kreun tabelar me ekipin e Swanseat që poashtu ka pikë maksimale.
REZULTATET DHE TABELA AKTUALE.