JAPONEZI

REUTERS
Kagawa rikthehet në Dortmund
31 August, 2014 @18:02
Mesfushori japonez, që dy vite më parë kaloi te Manchester United nga Borussia Dortmund, i është rikthyer ekipit të tij në Gjermani.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi verdhezi nga Dortmundi që ka njoftuar se Kagawa është rikthyer për 12.5 milionë funta dëmshpërblim te ekipi i tij.
Kagawa, nuk ka arritur asnjëherë të bind në Manchester United, ku kishte kaluar për 14 milionë funta dy stinorë më parë.