PIPPO

lapresse
Super start i Milanit
31 August, 2014 @20:20
Milani ia nis mrekullueshëm stinorit me Filippo Inzaghin trajner. Rossonerët kanë arritur të mposhtin Lazion e Lorik Canës dhe Etrit Berishës, 3-1 sot në San Siro, për t’ia nisur stinorit mbarë.
Japonezi Keisuke Honda hapi serinë e golave të ekipit të Inzaghit, ndërsa derisa në pjesë të dytë golin në debutim e shënoi edhe Jeremy Menez, që arriti nga Paris St Germain, derisa Sulley Muntari kishte shënuar më parë.
Lazio tentoi rikthimin në ndeshje, kur Alex shënoi autogol, por për ta ulur krejtësisht rezultatin në minimale nuk e arriti në fund të takimit Antonio Candreva që nuk shënoi nga penalltia.
Etrit Berisha ia nisi stinorit me fanellën numër një të Lazios, si portier i parë i ekipit, derisa Lorik Cana gjithashtu luajti për 90 minuta. Ndërkaq portieri rezerv i Lazios Thoma Strakosha, mbetet të presë rastin e tij, nën drejtimin e Silvio Piolit.
REZULTATET, TABELA DHE NDESHJET E RADHËS