MITROVICË

Trepça e pamëshirshme në Adem Jashari
31 August, 2014 @19:26
Skuadra e Trepçës duket e pakalueshme në Adem Jasharin olimpik. Mitrovicasit kanë arritur të shënojnë edhe fitoren e dytë si vendas dhe pas tre xhirove kanë arritur që të dalin në vend të tretë të tabelës së klasifikimit.
Berat Vinarci ka shënuar në fillim të takimit, derisa njëri ndër më të dalluarit në fushë, Fiton Hajdari, vulosi fitoren e dytë të Minatorëve këtë stinor.
Drita u përpoq të këndellet nëpërmjet Shqipërim Kelmendit, kur shënoi për 2-1, mirëpo deri në fund nuk arriti më shumë dhe kështu përjetoi disfatën e parë të stinorit.
REZULTATET, TABELA DHE NDESHJET E RADHËS