FERIZAJ

Fitorja e parë, para tifozëve vendas
31 August, 2014 @19:21
Ferizaji ka arritur të shënojë fitoren e parë në Superligë. Bardhekaltërit kanë arritur të mposhtin kuqezinjtë e Drenicës me rezultat 3-1 për të arritur te trepikëshi i parë i stinorit.
Kjo ka qenë ndeshja e parë e Ferizajit në shtëpi, pas dy xhirove që i humbën si mysafir nga mitrovicasit, Trepça (1-0) dhe Trepça’89 (1-0).
Betim Haxhimusa ka qenë njeriu i ndeshjes i cili me dy gola ka siguruar faktikisht fitoren e vendasve, ndërsa më vonë edhe Ylber Ramadani shënoi me kokë pas një kundërzbritjeje për 3-0, para se Kastriot Mehmeti të shënojë golin e nderit për Drenicën e udhëhequr nga Tahir Lushtaku.
REZULTATET, TABELA DHE NDESHJET E RADHËS