SAN SEBASTIAN

REUTERS
Sociedad befason Real Madridin
31 August, 2014 @23:36
Ekipi më i mirë i Europës për stinorin e kaluar, Real Madrid, ka pësuar një dush të ftohtë sonte nga Real Sociedad.
Djelmoshat e Carlo Ancelottit janë vetëkënaqur me epërsinë e shpejtë të arritur 0-2 dhe në fund pas fishkëllimës së fundit të gjyqtarit të ndeshjes kanë parë veten të humbur, 4-2.
Real Sociedad ka treguar super shpirt luftarak, duke arritur të përmbys gjithçka dhe t’i kthejë kokëulur mysafirët e favorizuar në shtëpi.
David Zurutza me gola dhe Xabi Prieto me asistime kanë qenë ndër më të dalluarit e ekipit të Jagoba Arrasates, derisa ekipi i tij shënoi fitoren e parë të stinorit.
Real Madrid, që në xhiron e dytë ka regjistruar humbjen e parë të stinorit.
REZULTATET, TABELA DHE NDESHJET E RADHËS