BARAZIM

Handanovic, shpëtues i Interit
31 August, 2014 @23:45
Inter ka dalë faqebardhë në fund të takimit të sontëm ndaj Torinos. Vendasit kishin mundësinë që të shënojnë nga penalltia dhe nuk arritën të bëjnë këtë. Ndërsa fundin e ndeshjes, Neroazzurrët e pritën me 10 lojtarë në fushë, kur serbi Nemanja Vidic, u përjashtua me karton të kuq nga ndeshja.
Torino gjithashtu kishte rastet e veta, përkundër se Inter tentoi pak më shumë, por pa ndonjë rast që u shndërrua në gol.
Gary Medel, Yan M’Vila, Dodo, Nemanja Vidic debutuan në 11-shen e parë të Interit në Serie A, derisa Pablo Osvaldo nuk arriti të ndryshojë diçka në rezultat, përkundër se luajti mbi gjysmë ore për ekipin e tij të ri në pjesë të dytë.
REZULTATET, TABELA DHE NDESHJET E RADHËS